Ka ndodhur

Gjyqtarja me COVID, shtyhet seanca për Mimoza Margjekën

Shtyhet seanca gjyqësore për gjyqtaren Mimoza Margjeka, pasi një prej gjykatësve ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Gjyqtarja e akuzuar nga SPAK për korrupsion ka kërkuar revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Margjeka u arrestua për një skemë korrupsioni si gjyqtare e komanduar në Apelin e Korçës, ku i përfshirë ishte edhe bashkëshorti i saj, teksa ajo me vendim zbuti masën për një të arrestuar kundrejt 6 mijë eurove.

Nejton Bali, një shtetas vëllai i të cilit ishte arrestuar për trafik për kalim të paligjshëm të kufirit ndërhyu për të zbutur masën e sigurisë. Ai i dorëzoi 6 mijë euro avokatit Skënder Demiraj. Në këtë histori rol luajti edhe vetë bashkëshorti i gjyqtares, Arben Cara i cili po ashtu u arrestua.

Në arrest shtëpie, GJKKO la Margjekën me avokatin Demiraj, kurse në arrest me burg u lanë bashkëshorti i saj, Arben Cara së bashku me Nejton Balin dhe Klaudjo Zhillën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë