Ka ndodhur

2 të dënuar për trafik droge duhet të përgjigjen para OFL

Një i dënuar nga Fushë-Kruja dhe një tjetër nga Durrësi duhet të përgjigjen para OFL-së.

Operacioni Forca e Ligjit thotë se u ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e burimit të pasurisë këtyre të dënuarve:

Shkëlqim Miri, banues në Fushë Krujë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Adem Keçi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë