Një 36-vjeçar me emrin Adrian Rrugeja (Driza) është arrestuar në Kavajë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
36-vjeçari ishte dënuar me 8.5 vite burg nga Gjykata e Udines për trafik droge dhe plagosje e rëndë me dashje.
“Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua një operacion si rezultat i të cilit, në lagjen nr. 6, në Kavajë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Adrian Rrugeja (Driza), 36 vjeç, banues në Kavajë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Operacioni në Kavajë u organizua nga Komisariati i Policisë së qytetit dhe Interpoli në Tiranë dhe tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




