Ka ndodhur

Ndëshkohen 592 qytetarë pa maska dhe 9 të tjerë pas orës 22.00

Në 24 orët e fundit, policia ka ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 592 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Masë administrative 1.000.000 lekë, ka marrë edhe një subjekt që nuk respektoi masat anticovid. 

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 592 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 1 lokal në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me 10.000 lekë secili, 9 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

“Gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 9 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili”, vijon më tej njoftimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë