Policia e Pukës ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi ka tentuar të vrasë me thikë një shtetas.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale ‘Vrasja me dashje’ e mbetur në tentativë dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’, shtetasin J.(K.) Gj., 35 vjeç, banues në Iballe”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se arrestimi i tij është bërë, pasi dyshohet se më datë 15.11.2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A. Z., 37 vjeç, banues në Iballe.
Të dy kanë qenë duke konsumuar alkool në një tavolinë në ambientet e një lokali në fshatin Iballe. Pasi kanë dalë nga lokali janë konfliktuar dhe 35-vjeçari e ka plagosur me thikë në trup 37-vjeçarin.
Shtetasi A. Z. ka marrë mjekim në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprimet e mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




