Jete & Stil

Video-lojërat ndihmojnë në një shëndet të mirë mendor

Një lajm i mirë për të gjithë ato që luajnë video-lojëra. Një studim nga Universiteti i Oksfordit ka treguar se në të vërtetë lojërat mund të jenë të mira për shëndetin mendor.

Studimi, i cili u përqendrua tek personat që luanin ‘Nintendo’, ‘Plants vs. Zombies’, ‘Battle for Neighborville’ zbuloi se njerëzit që luanin më shumë lojëra kishin tendencë të raportonin një “mirëqenie” më të madhe.

Ç’është më e rëndësishmja, studimi ishte një nga të parët që u bë duke përdorur të dhëna aktuale të kohës që kaloni duke luajtur. Ekipi i Universitetit të Oksfordit ishte në gjendje të lidhte pyetësorët psikologjikë me të dhënat e vërteta të kohës së kaluar duke luajtur lojëra. Studimet e mëparshme kishin prirjen të përqendroheshin në kohën e vetë-raportuar e cila ka pasur pak lidhje me kohën e vërtetë të kaluar duke luajtur.

“Në fillim ky studim nisi si një mënyrë për të kuptuar a i japin kompanitë të dhënat e sakta të kohës dhe për të kuptuar a janë lojërat një aktivitet gjatë kohës së lirë.” tha Andrew Przybylski, studiuesi kryesor.

Przybylski tha se në fillim të studimit ai ishte i befasuar se sa pak kompani kishin të dhëna të plota të lojtarëve të tyre por edhe sa pak të dhëna ishin përdorur nga studimet e mëparshme për dëmet e mundshme ose përfitimet nga lojërat. Studimi, tha ai, “tregon se nëse luani katër orë në ditë, ju jeni një qenie njerëzore shumë më e lumtur dhe se asnjë studim më parë nuk e ka thënë këtë gjë.”

Studiuesit gjithsesi tregojnë se ky studim nuk është përfundimtar dhe se në vazhdim do të kemi të dhëna të tjera interesante përsa i përket kësaj teme.

Hulumtimi studioi vetëm dy lojëra të të gjitha moshave dhe të dhënat ndryshojnë për lojëra të ndryshme pasi koha dhe rëndësia që dikush i kushton lojërave mund të ndikojë në shëndetin mendor të personit.

Studiuesit shpresojnë se studimi do të tregojë një standard tjetër të lojërave dhe do të ndikojnë në hulumtimet për varësitë ndaj video-lojërave ose dëmet në përgjithësi.

“Studiues të ndryshëm kanë nxjerrë hulumtime që në të vërtetë nuk kanë pasur të dhëna të plota dhe kjo është shqetësuese. Në kemi mbledhur shumë të dhëna dhe prap po themi që asgjë nuk është përfundimtare. Gjithsesi deri tani, 4 orë në ditë në video-lojëra nuk janë të dëmshme.” ka përfunduar Przybylski.

Burimi: The Guardian. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë