Jete & Stil

“Kultura e trupit të lirë”, pse gjermanët pëlqejnë të dalin lakuriq në publik?

Nga Krystin Arneson- Pas katër vitesh jetese në Berlin, unë kam mësuar të përqafoj gjithçka tërheqëse të Gjermanisë dhe qasjen ndaj lakuriqësisë sesa atje ku u rrita në Amerikë.

Ndërsa lakuriqësia nëpër botë konsiderohet si diçka akoma tabu deri diku, në Gjermani, zhveshja nuk është e pazakontë në situata të caktuara të përditshme. Jam mësuar me sauna nudo apo dhe zhytje në pishina ku kostumet e notit ishin kostume për ditëlindje. Por sido të jetë tani, unë kurrë nuk e harroj përballjen time të parë me lakuriqësinë publike.

Po bëja vrap në Hasenheide, një park në Berlin, ku pashë për herë të parë disa njerëz nudo teksa merrni rreze.

Bisedova me miqtë e mi dhe bëra kërkimet e mia rreth kësaj dhe aty mësova për “Freikörperkultur” ose “kulturën e trupit të lirë”. FKK, siç zakonisht shkurtohet, është e lidhur ngushtë me jetën në Gjermani dhe njihet si një praktikë publike që shtrihet që nga fundi i Shekullit 19 dhe tani shikohet si një lëvizje.

“Nudizmi ka pasur një traditë të gjatë në Gjermani”, tha Arnd Bauerkämper, profesor i historisë moderne në Universitetin Freie në Berlin. Në fillim të Shekullit 20, Lebensreform (reforma e jetës) ishte një filozofi që mbrojti ushqimin organik, mjekësinë alternative dhe jetesën më afër natyrës. Sipas Hanno Hochmuth, një historian gjerman, kjo lëvizje zuri vend veçanërisht në qytete më të mëdha, përfshirë Berlinin. Gjatë viteve 1918-1933, filluan të popullohen plazhet e FKK-së me njerëz që po përqafonin jetën e re dhe idenë e lirisë në këtë formë.

Në vitin 1926, Alfred Koch themeloi Shkollën e Nudizmit në Berlin për të inkurajuar ushtrime nudiste të të dy gjinive, duke vazhduar besimin se lakuriqësia në natyrë promovonte harmoninë me përfitimet e natyrës dhe shëndetit. Ndërsa ideologjia naziste fillimisht ndaloi FKK-në duke e parë atë si një promovim të imoralitetit, deri në 1942 Rajhu i Tretë kishte zbutur kufizimet e lakuriqësisë publike.

Pas shumë kohësh, FKK lulëzoi me të vërtetë, veçanërisht në Lindje.

Hochmuth, i cili vizitoi plazhet lakuriq me prindërit e tij kur ishte fëmijë në Berlinin Lindor tregon se njerëzit e shikonin këtë si një arratisje nga realiteti dhe kufizimet që ai krijonte.

Ndërsa gjermanët në lindje shijonin këtë lëvizje, perëndimi e pranoi mbasi Erich Honecker mori pushtetin në 1971.

Kjo erdhi si një mënyrë për të treguar që “në rregull, ne po lejojmë dhe madje inkurajojmë nudizmin, ne jemi një shoqëri e lirë”, tha Bauerkämper.

Gjithsesi kultura e FKK-së ka rënë. Në vitet 1970-80, qindra mijëra njerëz nudo mbushën plazhet dhe parqet ndërsa në vitin 2019, Shoqata Gjermane për Kulturën e lirë të trupit numëronte vetëm 30.000 anëtarë të regjistruar plus shumë prej tyre ishin në të 60-at e tyre.

Sot, FKK vazhdon të lërë një gjurmë në kulturën gjermane. Në fakt, traditën e nudizmit tani e lidhin me mirëqenien dhe diçka të nevojshme. Shumë faqe interneti ofrojnë lista të plazheve dhe parqeve në të gjithë Gjermaninë ku mund të merrni rreze lakuriq, sauna dhe llixha lakuriq apo dhe klube sportive të jogas, volejbollit dhe pingpongut, të gjitha luhen lakuriq.

Në shumë mënyra, trashëgimia e FKK u jep gjermanëve një pasqyrë të vlerave që akoma i bashkojnë gjermanët.

Për Sylva Sternkopf, e cila u rrit duke shkuar në plazhet e FKK-së në Gjermaninë Lindore, kultura e trupit të lirë ka reflektuar dhe dhënë shumë vlera të caktuara që ajo po ua kalon fëmijëve të saj, veçanërisht dashurinë ndaj trupave të tyre.

“Unë mendoj se kjo është diçka shumë e bukur dhe mundohem shumë t’ju mësoj fëmijëve të mi se duhet ta duan trupin e tyre dhe të mos kenë frikë ta tregojnë atë në publik.” tha Sternkopf.

Për Sternkopf, të shohësh trupa nudo si diçka normale, i ndihmon njerëzit të mësojnë të shohin përtej pamjes së jashtme dhe duke lënë mënjanë çdo gjë, kjo e bë më të lehtë për të parë jo vetëm trupin por individin.

“Nëse jeni mësuar të shihni njerëz të zhveshur, nuk mendoni shumë për paraqitjen. Ne përpiqemi t’i gjykojmë njerëzit jo për pamjen e tyre të jashtme, por gjithmonë përpiqemi të shohim përtej saj.” përfundon ajo.

Burimi: BBC. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë