Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,409 testime, ku kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 532 qytetarë.
Numrin më të madh të të prekurve e mban Tirana me 191 raste në 24 orë, duke vijuar me Durrësin e më pas Krujën dhe Elbasanin.
24 orët e fundit janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,767 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 389 pacientë, (11 më shumë shtrime se një ditë më parë) 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.
24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID më i riu një 58 vjeçar dhe më i vjetri në moshë, një 85 vjeçare nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë u kërkon qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.
COVID-19 – Statistika (14 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 532
Të shëruar ne 24 orë 100
Të shtruar në spitale 389
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2,409
Testime totale 153,149
Raste pozitive 27,233
Raste të shëruara 12,767
Raste Aktive 13,854
Humbje jete 612
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6797
Durrës 1170
Fier 1005
Korçë 819
Shkodër 821
Elbasan 730
Vlorë 614
Lezhë 616
Berat 419
Gjirokastër 392
Kukës 329
Dibër 142
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




