Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, një ditë para ndeshjes me Kazakistanin, ka theksuar se Shqipëria do të luajë për fitore në këtë ndeshje dhe se grupi në këtë sfidë është paksa më i plotë, ndërsa trajneri ka folur edhe për te ardhmen te Shqipëria.
Ndeshja me Kosovën- Sigurisht do të ketë vështirësi për formacionin. Ndeshja me Kosovën nuk më vështirëson punën se zgjedhjet janë bërë. Tani kanë ardhur edhe lojtarë si: Gjasula e Çikalleshi që nuk ishte. Kemi cilësi të rëndësishme nga ana e eksperiencës dhe pranisë fizike. Sigurisht që duhet të kem parasysh ndeshjen me Kosovën ku kishim rezultate edhe nga pikëpamja e rezultateve, se kishte debutues që treguan që mund të bëhen pjesë e grupit. Janë lojtarë që na japin freski dhe për pikëpamjen e të ardhmes për të cilën po punojmë. Ndeshjet si ajo me Kosovën shërbejnë që të rinjtë të kenë eksperiencë dhe unë të vlerësoj këta lojtarë. Jam i kënaqur nga ajo që treguan debutuesit. Mora sinjalet e duhura, pasi siç e dimë po punojmë edhe për të ardhmen.
Problemi i golit- Para portës duhet që të jemi më konkret. Trajneri vetëm mund të përgatisë ndeshjen e që lojtarët të shkojnë para portës. Kemi pasur 10 raste në dy ndeshje por nuk kemi arritur të shënojmë, në këto dy ndeshje duhet shënuar se dëshira është të fitojmë ndeshjet e arrijmë vendin e parë. Për ta bërë duhet të konkretizojmë sidomos para portës. Urojmë të bëjmë gola, shpresoj. Kemi krijuar shumë raste e duhet çuar topi në rrjetë. Nuk mund të fitosh ndeshje nëse nuk çon topin në rrjetë. Ndoshta djemtë i kanë ruajtur golat për këto ndeshje të rëndësishme.

Formacioni dhe skema- Nuk ka titullarë fiks, mund të ndryshohet ndeshje pas ndeshje, e di që ka diskutime për modulin, por nuk mund të ndryshoj nga një javë në tjetrën. Jam nisur me këtë situatë dhe e kam thënë që do të mbarojmë këtë cikël dhe nuk mendoj se do të ndryshoj në këto dy ndeshje. Kemi këto siguri e do të vazhdojmë. Të përfundojmë këtë cikël dhe urojmë të kemi rezultat, lojtarët janë të karikuar e duam të bëjmë një paraqitje të mirë. Të ndryshojmë faqe pastaj e të shohim nëse mund të ndryshojmë ndonjë gjë, por aktualisht nuk kam ndër mend të ndryshoj modul loje. Ndaj Kazakistanit do të jetë e vështirë, pasi ata luajnë prapa. Ata luajnë me 3-5-2 ose 3-4-3. Ne mbrojtje kemi alternativa, në mesfushë jemi më ndryshe.
Zakonisht kam dy lojtarë për çdo rol, por vetëm një luan. Lojtarët që kanë luajtur më kanë krijuar siguri dhe kanë luajtur mirë. Kemi marrë rezultate të mirë dhe ndonjëherë jo atë që kemi dashur. Nuk morëm maksimumin muajin e shkuar dhe tani jemi të detyruar të fitojmë sfidat e radhës. Nuk ka skuadra të lehta, mbetemi favoritë sigurisht. Kam zgjedhur lojtarët që më përshtaten më shumë. Të gjithë meritojnë të luajnë titullarë. Në mbrojtje është rikthyer Ismajli. Beratin e lashë pushim me Kosovën, pasi kishte luajtur çdo tre ditë me Atalantën. Kemi tre zgjidhje për mbrojtjen, pavarësisht mungesave. Uroj të paraqitemi mirë me këta që kemi. Sa i takon sulmit, po mundohemi të përmirësohemi. Me Kazakistanin duhet të çajmë murin e tyre, pasi luajnë me shumë lojtarët mbrapa. Na duhet shpejtësi në lojë.

Tani kam edhe Cikalleshin gati. Kam katër lojtarë që mund të luajnë. Do aktivohen kush janë më në formë. Nuk kam vendosur për sulmin, ata e dinë çfarë mendoj unë. Zgjedh edhe në varësi të kundërshtarit. Duhet të bëj zgjedhjet e duhura në bazë të rivalëve që kemi përballë.
Kontrata- Kam një kontratë me Federatën. Dua të vazhdoj, por çdo trajner varet nga rezultatet. Kemi pasur probleme rrugës për shkak të pandemisë që na bllokoi. Jemi përpjekur për të bërë maksimumin e rezultateve. Sigurisht një trajner nga rezultatet mund të ketë vështirësi, por unë dua të vazhdoj. Nuk është çështja te paratë, por unë dua të vazhdoj me këtë projekt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




