Ka ndodhur

E reja denoncon 15-vjeçarin për përdhunim, vëllai i saj e qëllon me shufër hekuri në kokë

Policia e Kukësit ka vënë në pranga dy të rinj për vepra të ndryshme penale.

Policia thotë se ka përfunduar në pranga shtetasi I. Ç., 15 vjeç, banues në fshatin Mgullë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim një 15-vjeçare, se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Gjithashtu është arrestuar edhe shtetasi G. M., 28 vjeç, banues në Kukës.
28-vjeçari pasi ka mësuar nga e motra se shtetasi I. Ç. kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, e ka goditur me shufër hekuri duke e plagosur rëndë në kokë atë.
Për pasojë, 15-vjeçari ka përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin e Kukësit pasi është qëlluar me shufër hekuri në kokë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” dhe “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë