Në Doganën e Portit Durrës, Policia Kufitare ka sekuestruar 294 mijë euro. Bëhet me dije se sasia e parave ishte e ndarë në dy kamionë të ndryshëm, të cilët transportinin mjete Shqipëri-Itali. Policia ka njoftuar se është shpallur në kërkim pronari i firmës, ndërsa është arrestuar, Ferdinant Murikaj një nga shoferët dhe tjetri ne iniciale A.L u procedua penalisht.
Të dhënat tregojnë se në një kamion ishin fshehur 282 mijë euro ndërsa tek tjeri mbi 11 mijë euro në një çantë personale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




