Ka ndodhur

Tre të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Tre shtetas kanë rënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Forcat e posaçme “Shqiponjat”, në Rrugën e Elbasanit kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “BMË” me drejtues shtetasin B. K.

Gjatë kontrollit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të dyshuar lënde narkotike sintetike.

“Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i B. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestuan shtetasit D. Sh., 24 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe L. H., 41 vjeçe, pasi në Rrugën e Dibrës, u kap duke drejtuar mjetin motor në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë