Ka ndodhur

4 të dënuar duhet të përgjigjen para OFL, mes tyre një grua

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur këtë të enjte në Gjirokastër dhe Përmet.

OFL u ka kërkuar burimin e pasurisë brenda 48 orëve katër të dënuarve, mes tyre edhe një grua.

Të dënuarit që duhet të përgjigjen para OFL-së janë:

Dermush Buzheri, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Tatiana Gjini, banuese në Gjirokastër, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Zhuljen Bezati, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gazmir Muhaj, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë