Forcat e posaçme “Shigjetat” dhe “Shqiponjat” kanë arrestuar një 20-vjeçar në Tiranë, i cili rezulton autor i tri vjedhjeve të ndodhura në kryeqytet.
“Forcat e posaçme ‘Shigjetat’ dhe ‘Shqiponjat’, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e kryeqytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në rrugën ‘Hiqmet Delvina’, forca e posaçme ‘Shigjetat’ ka konstatuar një shtetas me një kapuç në kokë dhe me maskë në fytyrë, i cili mbante një çantë me vete. Në momentin që këtij shtetasi i është bërë shenjë ndalimi dhe i është kërkuar të identifikohet, ai ka filluar të bëjë lëvizje të dyshimta dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë’, thuhet në njoftimin e policisë.
Në momentin që 20-vjeçarit me inicialet M. S., i është bërë shenjë ndalimi dhe i është kërkuar të identifikohet, ai ka filluar të bëjë lëvizje të dyshimta dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.
Policia thotë se 20-vjeçari ka rezultuar autor i 3 vjedhjeve, konkretisht: më datë 10.11.2020, ka vjedhur në shumë parash, një laptop dhe një aparat celular në një klinikë, më datë 16.10.2020, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në rrugën “Andon Zako Çajupi” dhe më datë 27.10.2020, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në një lokal.
Nga kontrolli i ushtruar në çantën që ky shtetas mbante me vete u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë materiale mjete, të cilat ky shtetas i përdorte për të realizuar vjedhjet.
Mbi 20-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, i cili ishte i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Vjedhja”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




