Ka ndodhur

Vrau vajzën në Greqi dhe u arratis nga burgu, arrestohet 46-vjeçarja

Policia e Korçës finalizon operacionin policor “Arratia”, ku u arrestua një 46-vjeçare e dënuar me 20 vite burg për vrasjen e vajzës së saj 9-muajshe në 2005.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasja në kërkim ndërkombëtar, Irena Kostaki (Zeria), 46 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Siç njofton policia, Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar këtë shtetase me 20 vite burg, për veprën “Vrasja me qëllim”, sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale “Vrasja me paramendim” të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ngjarja

46-vjeçarja në gusht të vitit 1995, në Diles, Greqi, ka vrarë duke e mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie. 

Masa e sigurisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë është caktuar për efekt të njohjes së vendimit të Gjykatës së Lamias, Greqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë