Ka ndodhur

Pas sherrit mori peng një person, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë sot në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Policia thotë se ka vënë në pranga shtetasin M. D., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka marrë pa dëshirë, në mjetin e tij, shtetasin B. R., banues në Vlorë.

Po ashtu është kapur shtetasi i shpallur në kërkim, Xh.(E.). R., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë