Ka ndodhur

Infektohet me Covid-19 ministrja e Financave, Anila Denaj

Infektohet me Covid-19 ministrja e Financave, Anila Denaj.

Lajmin e ka bërë me dije nëpërmjet një statusi në Facebook ku sqaron se ka rezultuar pozitive në testin e koronavirusit.

Ministrja thekson se është karantinuar në banesë ndërsa ka bërë apel për të zbatuar rregullat për mbrojtjen nga Covid-19.

“Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale”, shkruan ministrja Denaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë