Kombetarja

Trajneri Reja i bën elozhe të rinjve: Po punojmë për projektin e së ardhmes

Me përjashtim të ndonjë rezerve të vogël, trajneri Edi Reja është mjaft i kënaqur për atë që Kombëtarja dha në fushë. Pas përfundimit të ndeshjes, tekniku kuqezi sqaroi edhe situatën e kapitenit në Kombëtares.

“Na u desh të bënim një vlerësim për të rinjtë, na shërbeu shumë kjo ndeshje, sepse debutuan shumë lojtarë të rinj. Ecim përpara, janë disa lojtarë që duhet t’i kemi në konsideratë, sot provuam në aspektin mbrojtës. Kosova është një skuadër shumë e mirë, ne po punojmë për projektin e së ardhës. Sot punuam për mbrojtjen dhe bëmë shumë mirë, ishte një mundësi e mirë për të parë lojtarët.

Kallaku është një lojtar prej të cilit presim shumë, ka cilësi por duhet të krijojë eksperiencë. Sot preferova të aktivizoja Selahin, Ne duhet të jemi të kujdesshëm për ndeshjet e radhës. Ndihem mirë kur ai luan me klubin dhe tani ka kaluar në një kampionat jashtë ”.

Trajneri italian komentoi dhe çështjen e kapitenit: Kapiteni e kemi thënë edhe herë të tjera, është Etrit Berisha. Kjo zgjedhje është bërë me votim dhe ata e kanë zgjedhur, nuk ka çështje në këtë mes. Nuk ka nevojë për polemika, Hysaj do të jetë kapiten kur nuk do të luajë Berisha.

Myrto Uzuni: Më kishte munguar goli

I lumtur për golin, por gjithmonë me këmbë në tokë për objektivin. Myrto Uzuni, autori i golit të dytë ndaj Kosovës, pas ndeshjes theksoi: “Goli më kishte munguar, por mund të them se ndihem mirë që e kalova situatën e vështirë pas Koronavirusit. Nuk jam 100%, pro mendoj se bëra mirë në krahun e majtë, kjo na dha rezultatin sot.

Kalimi te Ferencvarosh? Kam kaluar te një ekip më i fortë dhe jam rritur shumë. Ndeshjet e radhës? Duhet të mendojmë fortë për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, për të marrë më të mirën.”, u shpreh Uzuni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë