Ka ndodhur

Gara për hetues në BKH, gjysma e kandidatëve skualifikohen, s’dinë të bëjnë… ese

Thuajse gjysma e kandidatëve për të qënë hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit janë skualifikuar nga Komisioni i Përzgjedhjes sepse nuk kanë ditur të bëjnë një ese.  

Komisioni i Përzgjedhjes ka përfunduar procesin e vlerësimit të “Testimit me shkrim të ESESE ” për të gjithë kandidatët (104 kandidatë) për pozicionin e punës ” Hetues ” në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në përfundim të këtij procesi rezultojnë të kualifikuar vetëm 55 kandidatë që do të vijojnë fazat e tjera të konkurrimit.

Për 49 kandidatët e tjerë procesi i konkurrimit është ndërprerë në këtë fazë.

Kandidatët e  kualifikuar do të vijojnë me fazën tjetër atë të “Intervistës” që do të zhvillohet nga mesi i muajit nëntor dhe do të zgjasë një javë si proces.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë