Ka ndodhur

Ambasadori gjerman flet shqip: Mirënjohje për mjekët dhe infermierët

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf ka dhënë një mesazh sensibilizues në gjuhën shqipe për respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Zingraf thotë se duhet të jemi mirënjohës për mjekët dhe infermierët që janë kujdesur për familjarët tanë dhe të bëhemi bashkë në këtë betejë.

“Sepse jemi mirënjohës për sakrificën e bërë nga mjekët, infermierët dhe shkencëtarët që u kujdesën për familjarët tanë. Sepse jemi së bashku. Maska ime për ty”, thotë Zingraf.

Pak ditë më parë të njëjtin mesazh në gjuhën shqipe e përcolli edhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.

Kim theksonte se në këtë situatë pandemie të gjithë janë bashkë dhe të gjithë duhet të mbajnë maskë.

Ajo thotë see mban maskën pasi do të mbrojë familjen e kolegët, si dhe është mirënjohëse për mjekët, infermierët dhe shkencëtarët.

”Sepse jam mirënjohëse për çdo sakrificë të bërë nga mjekët, infermierët dhe shkencëtarët deri tani, sepse kujdesem për familjen dhe kolegët, sepse në këtë jemi të gjithë bashkë.
Maska ime për ty”, shprehej Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë