Policia e Shkodrës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.
Policia thotë se në pranga ka rënë i riu Xh. F., 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.
Siç njofton policia, arrestimi i 21-vjeçarit u bë pasi mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një banesë të përbashkët në fshatin Pulaj, në Shkodër, ka plagosur me thikë në fytyrë, kushëririn e tij, shtetasin A. P. 25 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe.
25-vjeçari pasi mori mjekim në spital është larguar në banesë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta (thika).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




