Ka ndodhur

6 të dënuar nga Tirana duhet të përgjigjen para OFL

Këtë të mërkurë janë vënë në shënjestrën e OFL-së 6 të dënuar nga Tirana.

OFL thotë se u ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e burimit të pasurisë së tyre brenda 48 orëve këtyre të dënuarve:  

Redi Gora (Kromidha), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Florjan Hasa, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Ylli Hakballa, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Altin Hoxha, banues në Tiranë, i dënuar në Gjermani për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Artur Konja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Rinaldo Xhemo (Filaj), banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë