Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) miratoi kalendarin provizor të Botërorit të Formulës 1 për vitin 2021. Kalendari i ri provizor i publikuar nga Formula 1 është projektuar me 22 garat tradicionale, të cilat janë zhvilluar çdo vit në datat përkatëse.
Botërori i vitit 2021, është programuar i njëjtë si në vitet e kaluara, me ndryshimin e vetëm që do të jetë garimi për herë të parë edhe në Arabinë Saudite dhe me Brazilin, që vitin e ardhshëm mund të ketë pistë të re, sërish në Rio de Zhaneiro. Pasi u njoftua garimi edhe në Hanoi të Vietnamit, organizatorët e këtij Çmimi të Madh e anuluan atë për shkak të pandemisë, por edhe prej problemeve politike të shtetit vietnamez. Nëse edhe Çmimi i Madh i Hanoit do të zëvendësohet, atëherë do të ketë edhe një shtim të numrit të tyre.
Kampionati i ri do të nisë si gjithmonë në Melbourne në mesin e muajit mars, me Çmimin e Madh të Australisë, e do të mbyllet me garën e Abu Dhabit, në dhjetor. Kalendari do të jetë padyshim subjekt ndryshimesh në varësi të situatës me pandeminë dhe masave që secili shtet do të ketë vitin e ardhshëm. Organizatorët e garave shpresojnë që nëse situata do të përmirësohet, kalendari do të konfirmohet dhe tifozët do të rikthehen.
21 Mars – Australi (Melburni)
28 Mars – Bahrejn (Sakhir)
11 Prill – Kinë (Shangai)
25 Prill – Nuk është vendosur ende
9 Maj – Spanjë (Barcelona)*
23 Maj – Monako (Monako)
6 Qershor – Azerbajxhan (Baku)
13 Qershor – Kanada (Montreal)
27 Qershor – Francë (Le Castellet)
4 Korrik – Austri (Spielberg)
18 Korrik – Britani (Silverstone)
1 Gusht – Hungari (Budapest)
29 Gusht – Belgjikë (Spa)
5 Shtator – Holandë (Zandvoort)
12 Shtator – Itali (Monza)
26 Shtator – Rusia (Soçi)
3 Tetor – Singapori (Singapor)
10 Tetor – Japoni (Suzuka)
24 Tetor – SHBA (Austin)
31 Tetor – Meksikë (Mexico City)
14 Nëntor – Brazil (Sao Paulo)*
28 Nëntor – Arabi Saudite (Jeddah)
5 Dhjetor – Abu Dabi (Abu Dabi)
*Të pakonfirmuar
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.