Ka ndodhur

Merrnin kredi me dokumente të falsifikuara, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit në kredi, duke arrestuar një person dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Në sajë të operacionit policor “Kredia-4”, policia thotë se është vënë në pranga shtetasi H. L., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Në kërkim është shpallur shtetasi L. A.

Policia thotë se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare, duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi në kredi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë