Marash Kumbulla ka dalë pozitiv me Covid-19, pas tamponit të fundit që ka kryer. Pas Xhekos, Facio, Pelegrinit dhe Santonit, mbrojtësi e Kombëtares së Shqipërisë është lojtari i gjashtë i Romës që del pozitiv këto ditë të fundit.
Mbrojtësi e ka bërë të ditur lajmin me një postim në profilin e tij në Instagram, ku shkruan: “Nga tamponi i fundit që kam kryer, kam rezultuar pozitiv me Covid-19, por për fat të mirë jam mirë dhe nuk kam simptoma. Dua t’ju sensibilizoj të gjithëve ju që të evitoni sjelljet që vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të të tjerëve. Shihemi së shpejti në fushë”.
Te Roma është i lartë rreziku që edhe futbollistë të tjerë apo pjesëtarë të stafit të jenë pozitivë. Tashmë edhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja, nuk ka më shpresë për Kumbullën, i cili duhet të karantionohet sipas protokollit. As avioni privat, siç ishte aluduar orët e fundit, nuk bën punë. Mbrojtësi i Romës nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet me Kazakistanin dhe Bjellorusinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




