Ka ndodhur

4 të dënuar nga Berati duhet të përgjigjen para OFL

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon burimet e pasurisë katër të dënuarve nga Berati për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

OFL u ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e pasurisë këtyre të dënuarve:

Blerim Vrapi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Agron Bardhoshi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”;

Rexhep Spata, banues në Berat, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Lorenc Hoxha (Kanani), banues në Berat, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë