Kur bëri thirrje për të bojkotuar produktet amerikane, sidomos iPhone, ndoshta as vetë Presidenti turk, Recep Taip Erdogan nuk e priste që thirrjes së tij do t’i përgjigjeshin edhe jashtë kufirit të shtetit turk.
Mediat në Prishtinë raportojnë se shumë familje turke të Prizrenit kanë bojkotuar dhe po konsiderojnë bojkotimin e këtij produkti, si bindje ndaj Erdoganit.
“Të gjithë njerëzit në familja i kam me iPhone. Por do t’i ndërrojmë”, thotë një prej qytetarëve të Prizrenit, cituar nga mediat vendase.
“Kur Erdogani thotë të mos i përdorim, ne s’i përdorim më”, thotë një tjetër.
Thirrja bojkotuese e Erdogan mbërriti pas rritjes me 50 dhe 20 për qind të tarifave për aluminin dhe hekurin turk nga ana e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Mes dy vendeve ka nisur një luftë e vërtetë ekonomike.
“Ata kanë iPhone, të tjerë kanë Samsung. Ne kemi edhe produktet tona”, deklaronte Erdogan pak ditë më parë, duke nënkuptuar thirrjen për të bojkotuar teknologjinë amerikane.
Por, Ankaraja nuk është ndalur me kaq. Si kundërpërgjigje Turqia njoftoi rritjen e tarifave për produktet teknologjike, alkoolin, orizin, mjetet e transportit të pasagjerëve dhe duhanit amerikan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.