Ka ndodhur

Makina përplas 10-vjeçarin në Lezhë sapo zbret nga fugoni i shkollës

Një fëmijë 10-vjeçar është përplasur nga një makinë këtë të martë në Lezhë, ku për pasojë ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Barbulloje e re në Lezhë.

Shoferi nuk i ka dhënë ndihmën e parë fëmijës, por është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Fëmija ka qenë duke u kthyer nga shkolla dhe është përplasur sapo ka zbritur nga fugoni dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë