Një 69 vjeçar i shtruar me Covid-19 është vethedhur të martën nga kati i tretë në Spitalin Infektiv në QSUT.
Pacienti mësohet se është nën kujdesin mjekëve, ndërsa blutë ndodhen në vendngjarje, për të marrë në pyetje mjekë e infermierë, që i kanë shërbyer pacientit.
Ngjarja ndodhi të martën në mesditë
“Rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
69 vjeçari me inicialet R.B kishte disa ditë i shtruar tek Infektivi. Ky është pacianti i katërt që hidhet nga ballkoni i shtruar me Covid-19.
Deri tani janë 3 pacientë që kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga ballkoni i spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



