Ka ndodhur

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan

Vrasja e Nezir dhe Gentian Beqirit, ngjarje e ndodhur më 15 gusht 2012, ka çuar në katër numrin e personave të arrestuar.

Policia thotë se është arrestuar 28-vjeçari Klajdi Dukoli, i cili mësohet se ka qenë në rolin e vëzhguesit në zonën ku do të realizohej vrasja.

Klajdi Dekoli është mik i afërt i fisit Çapja në Elbasan.

“K. D., 28 vjeç, banues në Elbasan, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim’, pasi ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin J. L. ( i cili është arrestuar me parë), më datë 15.08.2012, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit G. B. dhe N. B. (babë e bir), në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan vijon puna intensive për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë