Institucioni arsimor “Turgut Ozal” kallëzon në SPAK Policinë e Shtetit për shpërdorim detyre.
Kallëzimi vjen pas kontrolleve që ka bërë Policia në këtë institucion pas dyshimeve për pastrim parash.
Sipas avokatit të kësaj shoqërie, kallëzimi është bërë për 12 punonjës, pasi policia ka kryer kontrolle në kundërshtim me ligjin në këtë institucion, pa asnjë mandat të dhënë nga gjykata dhe prokuroria.
Avokati tha se shoqëria së fundmi është kontrolluar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nga kontrolli i së cilës nuk është konstatuar asnjë parregullsi dhe shkelje.
Shoqëria “Turgut Ozal Education” sh.a, po hetohet për veprën penale të pastrimit të parave.
“Kanë ndodhur disa kontrolle që i gjykojmë se janë kundër ligjit, i kemi adresuar kallëzimin penal prokurorisë së Tiranës për procedurat përkatëse. Janë rreth 12 persona të kallëzuar. Ka ndodhur një kontroll i paligjshëm. Kanë kryer kontrolle, pa pasur një mandat, vendim gjykate dhe prokurorie. Këto veprime i ka diktuar dhe prokuroria 20 vite më parë. Kontrollet nuk mund të bëhen, veçse duke respektuar kodin”, tha avokati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



