Shtyhet seanca e parë për Arbër Çekajn në Apelin e GJKKO-së.
Shkak është bërë mungesa e 2 avokatëve.
Gjykata gjobiti me nga 50 000 lekë avokatët Maks Haxhia, Faslli Çeka dhe Dritan Jahaj për mungesë të pajustifikuar, si edhe do të njoftojë Dhomën Kombëtare të Avokatisë.
I vetmi avokat që kishte mbërritur në seancë ishte ai i Armando Pezakut.
Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë u ekstradua nga Gjermania drejt Shqipërisë më 19 shtator.
Në shkurt të vitit të kaluar në një operacion me Doganat, Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë në kontejnerin me banane që vinte nga Kolumbia për llogari të “Arbër Garden” u sekuestruan 613 kg kokainë.
Pronari i mallit, Arbër Çekaj, pak ditë para sekuestrimit të sasisë së kokainës u largua nga Shqipëria për të humbur gjurmët për disa ditë.
Më pas, ai u prangos nga policia gjermane në bashkëpunim me atë shqiptare në një provincë pranë Dusseldorfit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



