Kosova

Pas Thaçit, Kadri Veseli del para Gjykatës së Hagës

Vendin e Hashim Thaçit në bankën e të akuzuarve për krime  lufte në Hagë do ta zërë sot Kadri Veseli, aleati politik i tij dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ditën e sotme në orën 15:00 do të zhvillohet seanca e parë në Gjykatën e Hagës ndaj Veselit, e cila ka të ngjarë t’u paraprijë një sërë të tjerave.

Aktakuza kundër Kadri Veselit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.

Ndërsa, ditën e nesërme, në orën 11:00, do të mbahet paraqitja e parë e Rexhep Selimit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Një ditë më parë në këtë gjykatë u paraqitën, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Ish-krerët e UÇK-së mohuan të gjitha akuzat dhe deklaruan se janë të pafajshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë