Ka ndodhur

Festa të përsëritura, vihet nën hetim pronari i lokalit në Krujë

Procedohet penalisht një 55-vjeçar që ushtronte në mënyrë të përsëritur aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Sipas policisë 55-vjeçari me inicialet F. Gj., pronar i një subjekti në Derven, Krujë, është konstatuar duke organizuar festa familjare në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht, për veprën penale ‘Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë’, shtetasin F. Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë