Ndërron jetë Kryetari i Dhomës së Avokatëve në Berat, Agron Mahmutaj nga Covid-19.
51-vjeçari Mahmutaj u prek nga virusi disa javë më parë. Ai u shtrua fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit, ku u mbajt disa ditë në oksigjenim.
Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ai u dërgua në Tiranë, ku qëndroi për dy javë i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Mësohet se avokati Mahmutaj kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Ai vuante nga diabeti dhe vite më parë kishte hequr edhe njërën veshkë.
Avokati Agron Mahmutaj ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të PD-së Berat pas viteve ’90. Për vite me radhë deri në vitin 2014 ai ka qenë Drejtor i Burgut të Beratit dhe pas largimit nga kjo detyrë ju përkushtua profesionit të avokatit duke u zgjedhur në vitin 2017 Kryetar i Dhomës së Avokatëve të Beratit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



