Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i dënuar me 8 vite burg, me qëllim ekstradimi në Itali.
Policia e Lezhës thotë se është kapur shtetasi shqiptar Patrick (Edmir) Shyti (Paloka), 32 vjeç, banues në Lezhë.
32-vjeçari është dënuar me 8 vite burgim nga Gjykata e Monza-s, Itali, në maj 2019, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian.
“Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, përfundon njoftimi i policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



