Ka ndodhur

Me dokumente polake drejt Anglisë, kapet shqiptari në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, i cili tentoi që nëpërmjet një karte identiteti polake të shkonte në Londër.

Mediat fqinje bëjnë me dije se shqiptari u kap në aeroportin Tessera ku në kontrollin e pasaportave tregoi një dokument identifikimi të rremë, por e vlefshme për të emigruar.

Kontrolli i dokumentacionit zbuloi se dokumenti i identifikimit ishte falsifikuar në mënyrë perfekte.

Megjithatë, përpjekja e pasagjerit për t’iu shmangur kontrollit ka dështuar, pasi agjenti i verifikimit vuri re se kishte një ndryshim të padukshëm midis dokumentit të treguar dhe atij origjinal.

Nga frika se mos e zbulonin, shqiptari nxori menjëherë një leje drejtimi polake për të bindur oficerin për vërtetësinë e kartës së identitetit.

Por pas verifikimeve rezultoi se karta e identitetit ishte e falsifikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë