Ka ndodhur

Ambasada: Shqiptarët duhet të njoftojnë nëse udhëtojnë drejt Gjermanisë

Ambasada Gjermane në Tiranë jep një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë, të cilët duhet të hyjnë në territorin gjerman.

Sipas njoftimit, të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku – sipas kategorizimit të bërë nga Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) kanë detyrimin e njoftimit.

Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend.

“Të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku – sipas kategorizimit të bërë nga Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) – kanë detyrimin e njoftimit. Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend. Njoftimi zakonisht kryhet në rrugë digjitale.

Ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor.  Një kopje e njoftimit në rrugë digjitale apo në ndonjë mënyrë tjetër  e hyrjes në vend duhet të mbahet me vete. Informacione të mëtejshme të rëndësishme si dhe mënyrën për të njoftuar e gjeni këtu: https://www.einreiseanmeldung.de”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë