Ka ndodhur

I zaptoi tokën një personi në Krujë, vihet nën hetim autori

Policia e Krujës ka arrestuar një person dhe ka vënë nën hetim një tjetër, për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. S., banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip ‘BMW’, në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.  

Ndërkohë është proceduar penalisht për veprën penale “Pushtimi i tokës”, shtetasi B. Ll., banues në Bushnesh, Krujë, pasi i ka pushtuar një sipërfaqe toke shtetasit M. I.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë