Ka ndodhur

Durim Bami, në Komisariat pas atentatit: Nuk i njoha personat që qëlluan

Vetëparaqitet në Policinë e Krujës Durim Bami, i njohur ndryshe si i forti i Niklës, që i shpëtoi një atentati me armë në Urën e Tapizës.

Pas atentatit, Bami u largua duke mos u gjendur nga policia për disa ditë.

Gjatë dëshmisë së tij ka pohuar në polici se është larguar dhe ka qëndruar i fshehur, pasi i druhej një sulmi me armë.

Më tej ka shtuar se nuk ka arritur të njohë personat që e kanë qëlluar.

Në atentatin në Urën e Tapizës makina ku udhëtonte Bami u qëllua me 5 plumba. Vetë Bami që ishte shënjestër e atentatit, nuk mori asnjë plumb, kurse kushëriri i tij Ervin Kodra u plagos lehtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë