Ka ndodhur

Sherr me thika në Kamëz, plagoset 20-vjeçari

Një sherr me thika ka ndodhur gjatë natës në Kamëz, me pasojë plagosjen e një të riu.

Mësohet se Arbër Tafhasi dhe Erisjon Mema ishin në të njëjtin lokal mbrëmjen e kaluar dhe filluan të ofendoheshin me fjalë banale.

Më tej, Tafhasi i ka bërë pritë Erison Memës që ishte duke ikur në shtëpi dhe e ka qëlluar me thikë disa herë.

Mema është në spital kurse autori 19-vjeçar është në kërkim nga Policia prej disa orësh.

Edhe pse autori është shpallur në kërkim prej disa orësh, ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga uniformat blu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë