Ka ndodhur

Talo Çela ende në arrati, GJKKO njofton seancën e radhës

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) njofton seancën e radhës për Talo Çelën, pavarësisht se ai është në arrati, pasi kërkohet për grabitjen e Rinasit dhe për atentatin me armë zjarri të 2 vëllezërve Haxhia në Durrës.

Seanca do të mbahet më datë 19 nëntor.

Dje në orët e para të mëngjesit i është vënë tritol shtëpisë së të shumëkërkuarit Talo Çela, në pjesën e jashtme të shtëpisë dhe ka vetëm dëme materiale.

Çela është autori i dyshuar i grabitjes së 9 prillit 2019 në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare, të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu, ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërve Haxhia në Durrës. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë