Zbardhen pesë raste vjedhjesh në Tiranë, kryesisht kioskash dhe marketesh që ishin realizuar nga tre të rinj.
Policia ka arrestuar dy 18-vjeçarë, B. Sh, dhe A.K, teksa është proceduar një i mitur vetëm 15 vjeç.
Ata janë kapur mëngjesin e sotëm në rrugën “Dritan Hoxha”, duke tentuar të vidhnin një kioskë.
Rezulton se ata janë autorë të një serie vjedhjesh nga qershori deri më sot.
“Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se këta shtetas janë autorët kryesorë të dyshuar për disa vjedhje në qarkun e Tiranës, si më poshtë:
Më datë 07.06.2020, në Rrugën e Kavajas, kanë vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit S. L.;
Më datë 13.10.2020, në rrugën ‘Pandi Dardha’, kanë vjedhur disa paketa cigaresh në një supermarket;
Më datë 22.10.2020, në rrugën ‘Pandi Dardha’, kanë vjedhur disa paketa cigaresh dhe artikuj të tjerë në minimarketin në pronësi të shtetasit V. K.;
Më datë 05.11.2020, kanë tentuar të vjedhin në një kioskë te ‘Komuna e Parisit’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




