Zbardhet plagosja e dy ditëve më parë të ndodhur në Fier pas një sherri në lagjen “8 Shkurti”.
Policia thotë se për ngjarjen janë arrestuar 2 persona, Armir Budini dhe Juljan Mahmutaj për moskallëzim krimi apo veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim autori Ilir Borici bashkë me Fatmir Krasniqin.
34-vjeçari me inicialet M.M, mbeti i plagosur në këmbë teksa u përfshi në sherr pikërisht me Ilir Boricin që prej 2 ditësh është në arrati.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




