Një automjet i djegur është gjetur në fshatin Valias e dyshuar si e përdorur nga autorët e atentatit ndaj Ervin Kodrës mbrëmjen e kaluar në Krujë.
Dyshohet se autorët pas të shtënave në Tapizë janë larguar në drejtim të Valiasit ku kanë djegur automjetin dhe më pas kanë vijuar.
Por, në fakt shënjestër e atentatit ka qenë Durim Bami.
Ky i fundit ishte në makinë me kushëririn Ervin Kodra teksa kanë kuptuar fillimisht nga një makinë paralel se do qëlloheshin.
Kur kanë filluar të shtënat Durim Bami ka devijuar me makinë dhe lëndime ka marrë vetëm Ervin Kodra. Të dy janë pyetur në Polici teksa nuk kanë lënë asnjë emër ku dyshojnë.
Policia vijon kontrollet në Krujë e Kamzë teksa deri më tani është gjetur vetëm një automjeti i djegur ”Golf 5” në Valias që dyshohet se u përdor nga autorët në atentat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




