Ka ndodhur

I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet 47-vjeçari nga Vlora

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 47-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gazmir Mehmetaj, lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë. 47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Catalia-s, Itali, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë