Ka ndodhur

Agjencia e Barnave: PD gënjen, në treg ka vaksina

Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore përmes një njoftimi për shtyp ka reauguar ndaj deklaratve të kreut të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, në lidhje me tregun  farmaceutik se aty nuk ka vaksina anti grip.

“E konsiderojmë të pavend përdorimin politik të urdhrit të farmacistëve, i cili deklaroi sot të dhëna të pavërteta në lidhje me furnizimin me vaksina të tregut farmaceutik publik dhe privat. Presidentja e këtij Urdheri tha se deri më sot janë importuar vetëm 9500 vaksina antigrip, por kjo është e pavërtetë. Faktet flasin ndryshe. Sa i përket tregut të hapur farmaceutik, pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani janë importuar rreth 34.500 mijë vaksina antigrip, nga disa subjekte të ndryshme tregtare dhe shifra e përmendur sot është importuar nga vetëm njëri prej tyre.”- citon Agjencia.

 Nga ana tjetër, thotë ajo, qeveria shqiptare ka mundur të sigurojë një sasi prej  368 mijë doza vaksinash. Nga kjo sasi, në muajin shtator janë importuar 70 mijë doza dhe pjesa tjeter importohet sipas kalendarit të paracaktuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore gjatë periudhës së pandemisë thotë se nuk kanë ndërprerë asnjë ditë punën për t’iu përgjigjur kërkesave të subjekteve private, si atyre importuese, ashtu dhe prodhimit vendas, në mënyrë që tregu farmaceutik si publik ashtu edhe privat të mos ketë mungesa të barnave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë