Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në përgjigje të deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha për mungesën e ilaçit Remdesivir dhe vaksinën anti-grip është shprehur se ky antiviral është pjesë e rrjetit spitalor dhe jo farmaceutik.
“Remdesiviri nuk është medikament që tregtohet në tregun e hapur, është medikament spitalor, pjesë e rrjetit spitalor, nuk është një ilaç që ka një indikacion specifik për COVID-in, është një medikament anti-viral që ka dalë për një sëmundje tjetër, por ka studime që mund të përdoret dhe për Covid-19 dhe Shqipëria është pjesë e këtij studimi, pacientët që e përdorin në spital ka disa përdorime specifike dhe i bëhen të qarta benefitet dhe efekte negative, nuk mund të shitet në farmaci”- është shprehur ajo.
Për vaksinën anti-grip, Rakacolli ka bërë me dije se qeveria ka blerë 4 fishin e dozave të vaksinës në krahasim me vitin e kaluar.
E pyetur për situatën epidemiologjike në vend, zëvendës ministrja tha se Shqipëria ka një numër të ulët të vdekjeve pavarësisht numrit të infekturarve. Ajo nuk ka deklaruar as ka insinuuar një mbyllje të dytë të mundshme apo masa më të rrepta kufizuese në lidhje me pandeminë në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



