Gjurmët e sulmit të Vjenës ditën e djeshme kanë arritur deri në Zvicër. Policia e Austrisë e cila formoi task-forcën “Vjena”, me qëllim kontrollin e akteve të tilla, deklarojnë se celulat e terroristëve janë shtrirë deri në Zvicër. Gjatë pasdites së sotme policia arrestoi dy persona të tjerë të cilët dyshohet se kishin lidhje me Kujtim Fejzullahun, njëri nga autorët e sulmit terrorist.
Personat u arrestuan në qytetin e Winterthur personat që ishin në moshën 18 dhe 24-vjeç. Të dy personat u arrestuan në koordinim me autoritetet austriake nga njësia speciale EG Diamant në Winterthur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




