Policia e Lezhës ka arrestuar katër persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Mes të arrestuarve është edhe 18-vjeçari S. P., pasi në bashkëpunim me shtetasin M. P., i cili është shpallur në kërkim, kanë konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Në pranga ka rënë edhe shtetasi A. V., 23 vjeç, banues në Shëngjin, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në qytet, si dhe shtetasi G. Gj., 48 vjeç, banues në fshatin Tresh, Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, në banesë.
Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 33 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, nën ndikimin e alkoolit, është përplasur me mjetin tip “Renault” dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë 2 shtetas që ishin pasagjerë në këtë mjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




